Lajme
Gorani: Sot ka njerëz që besojnë se Albin Kurti mund të ndikojë në zgjedhjet amerikane
Demokracia
10:59 | 02 Janar 2024

Share:

Analisti Dukagjin Gorani është shprehur i befasuar me mënyrën e të menduarit të njerëzve në Kosovës.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se në Kosovë shumë më bindëse janë analizimet që nisen prej asaj se ‘si do të duhej të ishte bota’ se sa ato që përpiqen ta shpjegojnë se ‘çfarë është’ ajo.

Mbi këto premisa, ka thënë ai, sot në Kosovë ka njerëz që besojnë se Albin Kurti dhe qeveria e tij mund të ndikojë në zgjedhjet amerikane dhe në emërimet e emisarëve të BE-së.

“Kështu që, nuk jam i sigurt nëse mënyra ime e analizimit të shoqërisë ka ndonjë vlerë sot. Shumë më bindëse po janë analizimet që nisen prej asaj se ‘si do të duhej të ishte bota’ se sa ato që përpiqen ta shpjegojnë se ‘çfarë është’ ajo. Kjo, për faktin se sot, si kurdoherë më parë, besojmë se bota është vetëm siç e mendojmë ne. Ja një shembull emblematik: sot ka individë dhe grupe në shoqërinë tonë që vërtet besojnë se Albin Kurti dhe qeveria e tij mund të ndikojë në zgjedhjet amerikane, në emërimet e emisarëve të BE-së, në zhvillimet politike në Shqipëri, në pushtetin e Vuçiqit në Serbi, në lëkundjet partiake në Mal të Zi e në zhvillimet zgjedhore në Maqedoninë Veriore”, ka thënë Gorani, duke u befasuar nga kjo mënyrë e të menduarit.

“Sado e përçudnuar që mund te duket, kjo formë e ‘analizës’ shoqërore po bëhet gjithnjë më e popullarizuar dhe më e guximshme. Sot, dikotomia e dikurshme ‘mes fakteve dhe normave’ është zvetnuar në përplasje mes fakteve dhe bindjeve. Bindjet individuale/grupore po servohen lehtësisht si surrogat për faktet dhe me kohë po kontrabandohen si fakte. Fascinante, kjo punë”, ka thënë Gorani.

Të ngjashme