Lajme
Goditet një kombësore nga vetura, policia jep detaje
Demokracia
09:17 | 26 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një ngasës i veturës nga pakujdesia e ka goditur një kombësore në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, shkruan Demokracia.com

“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 25.01.2021 – 07:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, ka bërë të ditur policia./Demokracia.com

Të ngjashme