Lajme
Goditet nga vetura një 5-vjeçar në Vushtrri
Demokracia
12:17 | 08 Korrik 2022

Share:

Një fëmijë, pesë vjeçar ka pësuar lëndime truporë pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:32, në Vushtrri.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari  kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme