Lajme
Goditët me tullë në kokë një person në Mitrovicë të Veriut, pastaj ia grabisin zinxhirin nga qafa
Demokracia
09:11 | 24 Prill 2024

Share:

Një person ka raportuar në polici se në hyrje të një lokali është sulmuar me një mjet të fortë (tullë) në kokë nga pesë persona të pa njohur dhe me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa.

Rasti ka ndodhur të martën pas mesnate në Mitrovicë të Veriut.

“Mitrovicë Veri 23.04.2024 – 00:10. Viktima mashkull kosovar ka informuar se në hyrje të një lokali është sulmuar me një mjet të fortë (tullë) në kokë nga pesë persona të pa njohur dhe me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme