Lajme
Goditet me mjet motorik qytetari i cili ishte ulur në një lokal në Pejë
Demokracia
09:37 | 28 Korrik 2023

Share:

Një qytetar në Pejë, i cili ishte ulur në një lokal në rrugën “Elena Gjika” është goditur nga një mjet motorik që ishte në lëvizje, e që fatmirësisht nuk është lënduar.

Në një video të publikuar në Facebook nga “Peja në Fokus”, duket se qytetari nuk është lënduar pasi më shumë është goditur pjesa e karriges, gjersa personi që ngiste mjetin motorik në këtë video nuk shihet se është ndalur për ta ndihmuar.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për rastin. /Telegrafi/

Të ngjashme