Lajme
GLPS dhe afërsia me pushtetin e ri| Organizata e ambasadorit Doli u lejua t’i “fuste duart” në dosjet e diplomatëve të shkarkuar
Demokracia
17:32 | 20 Prill 2022

Share:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), që është një prej hartuesve të raporteve ndërkombëtare për Kosovën, po del të jetë organizatë e privilegjuar edhe nga qeveria e Albin Kurtit, konkretisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Të rralla janë mediat dhe organizatat që kjo ministri u kthen përgjigje dhe u jep qasje në dokumente publike, në përputhje me obligimin ligjor që ka për të qenë transparente.

Deri më tani, mediumit Demokracia.com asnjëherë nuk i ka dhanë qasje në dokumente publike, përkundër kërkesave të vazhdueshme.

Freedom House publikon “përshkrime” të grupeve të afërta me LVV-në, zëdhënësi i Kurtit i shkruante më herët

Megjithatë, me GLPS-në duket se edhe “koordinohej” në kohën kur njëri prej themeluesve të kësaj organizate po bëhej gati të shkonte si ambasador i Kosovës në Holandë.

Ekskluzive: Emrat e diplomatëve të propozuar për ambasadorë në Kroaci, Francë, Holandë e Angli

Demokracia.com ka siguruar një dokument të ministrisë së Gërvallës, i cili është saktësisht i muajit tetor të vitit 2021, muaj ky kur ishte finalizuar edhe Raporti i Auditimit “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore”, target i të cilit ishin dosjet e 38 punonjësve në MPJD – të punësuar nga viti 2011, një pjesë të të cilëve Gërvalla tashmë ua ka ndërprerë edhe marrëdhënien e punës.

EKSKLUZIVE| Gërvalla po e përdor raportin e zyrtarit të pa sistemuar në MPJD për shkarkime të diplomatëve (Dokumente)

MPJD-ja shkarkon 11 zyrtarë të shërbimit të jashtëm

Qasja në dosjet e tyre ishte kërkesë edhe e kësaj organizate të afërt me pushtetin e ri, të cilës çuditërisht i ishte konfirmuar qasja në të njëjtin muaj kur po bëhej gati “fshesa” politike dhe kur njëri prej themeluesve të GLPS-së, Dren Doli, po ashtu, ishte rekomanduar për ambasador.

Ndër të tjera, kjo ishte një prej kërkesave që ministria e Gërvallës nuk lejoi qasje për mediumin Demorkacia.com.

Të ngjashme