Lajme
Freedom House publikon “përshkrime” të grupeve të afërta me LVV-në, zëdhënësi i Kurtit i shkruante më herët
Demokracia
10:40 | 20 Prill 2022

Share:

Sipas Raportit të Freedom House për vitin 2022 në të cilin Kosova përshkruhet si vend pjesërisht i lirë, ka një referencë të rëndë për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Emrat e tyre përmenden në kontekst të zgjedhjeve duke u përshkruar si figura të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita.

Megjithatë, në përpilimin e raporteve të kësaj organizate merr pjesë direkt një grup i njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Demokracia.com.

Madje, në të kaluarën në shkrimin e tyre merrte pjesë direkt edhe zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu.

Përshkrimi në të kaluarën është bërë nga Group for Legal and Political Studies (GLPS), organizatë kjo e themeluar nga Fisnik Korenica, balldëska e të cilit është zëvendësministre në Qeverinë Kurti, ndërsa Dren Doli është emëruar së fundmi ambasador në Holandë.

Shumica e “kontribuuesve” në GPLS njihen si të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këto raporte të Freedom House për Kosovën i shkruajnë organizatat vendore të shoqërisë civile. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme