Lajme
Glauk Konjufca nuk e përjashton mundësinë se do të propozohet për kryetar të Kuvendit
Demokracia
21:02 | 16 Mars 2021

Share:

Glauk Konjufca nuk e ka përjashtuar mundësinë se do të propozohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Glauk Konjufca në emisionin “Rubikon” tha se nuk e përjashton mundësinë e propozimit të tij për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Jo ne ende nuk e kemi bërë publike të gjithë ato për të cilat jemi dakorduar deri tash, kjo do të ndodh sa më afër që të jemi prej datës kur ritet te konstituohen trupat e kuvendit e pastaj kalohet ne seancat të tjerat te kuvendit.

Ndonëse, unë e konsideroj që rreth 80 për qind e emrave të Qeverisë tash dihen. Nuk e përjashtoj, mirëpo nuk mund ta di unë, nëse i marr votot e nevojshme. Kandidati nuk e përjashtoj mundësinë që jam”, tha Konjufca.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.

Pozita e Konjufcës ishte bërë tepër e rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë.

Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.

Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme.

Të ngjashme