Sport
Gjysmëfinalja Argjentinë – Kroaci: Vlerat e kombëtareve, futbollistët më të vlefshëm dhe renditja në FIFA
Demokracia
15:20 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Pas dy ditësh pushim, sonte rikthehet Kupa e Botës “Katar 2022” me një super-ndeshje.

Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e këtij kompeticioni në Doha të Katarit, shkruan Demokracia.com.

“Lusail Iconic Stadium” është nikoqir i gjysmëfinales së parë mes Argjentinës dhe Kroacisë.

Kombëtarja e Argjentinës është dukshëm më e vlefshme sesa kombëtarja ballkanike.

Argjentina e Lionel Messit vlen mbi 645 milionë euro, bazuar në të dhënat e uebsajtit të specializuar të vlerësimeve “Transfermarkt”. Reprezentacioni i Kroacisë ka vlerë 377 milionë euro.

Futbollisti më i vlefshëm tek Argjentina është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez që vlen 75 milionë euro. Te Kroacia mbrojtësi Josko Gvardiol vlen 60 milionë euro, si lojtari më i vlefshëm.

Argjentina renditet në pozitën e tretë në ranglistën e FIFA-s, teksa Kroacia pozicionohet nëntë pozita më lart, pra në vendin e 12-të.

Argjentina erdhi në këtë fazë pasi eliminoi Holandën në çerekfinale. Ndërkaq, Kroacia eliminoi Brazilin e famshëm për t’u kualifikuar tutje.

Ndryshe, ndeshja e sontme nis nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme