Sipas një sondazhi, gati gjysma e amerikanëve dëshirojnë që aktori Dwayne Johnson të bëhet president.
Së paku 46% e amerikanëve do ta mbështesnin kandidimin për president të aktorit të njohur si ‘The Rock’, sipas një sondazhi të publikuar në Pipslay.
Kjo vjen pasi aktori 48-vjeçar dhe mundësi i pensionuar tha se kosideronte si mundësi kandidimin për president në vitin 2024 nëse kjo është ajo që njerëzit dëshironin.
Ky sondazh, i cili u krye në internet midis 30 mijë të rriturve amerikanë mes 2 prillit dhe 4 prillit, zbuloi se 63% e amerikanëve besonin se yjet e Hollivudit me të vërtetë mund të bëheshin politikanë të mirë nëse ata kishin qëndrimin e duhur dhe stafin mbështetës.
Në përgjithësi, u zbulua se 81% e pjesëmarrësve besonin se opinionet dhe miratimet e personave të famshëm mund të kishin ndikim në opinionin publik. /Demokracia.com/