Lajme
Gjyqtarët serbë, KGJK-ja propozon shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës dhe shefit të Divizionit të Apelit në Mitrovicë
Demokracia
17:20 | 11 Gusht 2023

Share:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) në takimin e mbajtur më 28 korrik 2023 ka marrë vendim që t’i propozojë Presidentes së Republikës së Kosovës shkarkimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, dhe udhëheqësit të Divizionit të Gjykatës së Apelin në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq.

Pjesëmarrjen e Stevanović dhe Kabashiq në tubime politike të organizuara nga “Lista Serbe”, KGjK-ja e ka cilësuar si shkelje të rëndë disiplinore, për të cilën arsye ka marrë vendim që t’i propozojë për shkarkim

Burime të “Betimi për Drejtësi” në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe Gjykatën e Apelit bëjnë të ditur se aktualisht rasti është në procedurë ankimore. Në rast se këto vendime konfirmohen, KGjK do t’i propozojë Presidentes që të njëjtit t’i lirojë nga detyra.
Vendimi i KGjK-së mund të ankimohet në Gjykatën Supreme derisa i njëjti mund të hyjë në fuqi nëse askush prej palëve nuk parashtron ankesë.

hkarkimi i Stevanović dhe Kabashiq ndërlidhet me pjesëmarrjen e tyre në tubime politike. Pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës, u organizuar protesta nga “Lista Serbe”, në të cilat morën pjesë edhe Stevanoviq dhe Kabashiq.

Në shenjë revolte, gjyqtarët dhe prokurorët serbë, përfshirë edhe Stevanović dhe Kabashiq, ofruan dorëheqjet e tyre, të cilat ende nuk janë shqyrtuar nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

BpD ka kontaktuar me Kryesuesin e KGjK-së Albert Zogaj, por ai nuk ka pranuar të flasë për këtë temë me arsyetimin se këto procedura janë konfidenciale./Betimi për Drejtësi/

Të ngjashme