Lajme
Gjyqi kundër UÇK-së: Emmerson tregon një rast se si prokuroria po shërbehet me dokumente të Shërbimit Sekret Serb
Demokracia
10:49 | 30 Tetor 2023

Share:

Avokati britanik, Ben Emmerson ka nxjerrë sot sërish në pah faktin se Prokuroria e Specializuar është duke u shërbyer me dokumente nga Serbia në gjyqin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në seancën që nisi sot, e ku për dëshmi po paraqitet dëshmitari i 31-të, Emmerson u ngrit në këmbë para se ai të fillonte dëshminë, për të reaguar rreth dokumenteve që janë paraqitur si prova materiale para dëshmitarit, nga ana a e prokurorisë.

“Pra, ndër provat materiale shoqëruese, që lidhen me shënim përgatitor është një dokument që i është treguar dëshmitarit gjatë seancës përgatitore, që është një dokument qartazi i dhënë nga autoritetet serbe ndonëse ju keni dhe origjinalin edhe përkthimin në anglisht. Por, është pjesë e së njëjtës kategori me dokumentet që kemi kundërshtuar sa i takon të dhënave që janë futur nga shërbimi sekret serb përpara se të jepej dëshmia në TPNJ, në Ish-Tribunalin e Hagës. Dhe sikurse e dini, një nga këto dokumente është shënuar për identifikim sepse duhet diskutuar ende mes palëve dhe duhet të dalim me parashtrimet konkrete. Sa i takon dokumentit tjetër, është një dokument që është pranuar, por megjithatë është edhe ky dokument që është objekt debati gjyqësor dhe ne kemi kërkuar që Trupi Gjykues që ta riklasifikojë sepse edhe ky është i shënuar për identifikim.

E njëjta gjë vlen edhe për këtë dokument që iu tregua këtij dëshmitari. Është fjala për dokumentin U001 – 8967 deri në U001 – 9121 – ET rishikuar një. Tani ky është një manual që qartazi është dhënë nga shërbimi sekret serb sepse e kuptoj që nga gjuha në ballinë. Është dokument origjinal, por në një faqe nga fundi ka një shtesë, ose mund të themi që janë hedhur disa shënime”, ka thënë Emmerson.

Një debat i fortë zhvillohet tash e tre vjet në Hagë rreth materialeve që Prokuroria ka marrë nga Serbia. Mbrojrja ka kundërshtuar përdorimin e tyre, ndërkaq prokuroria ka mbrojtur veprimin e saj.

Të ngjashme