Lajme
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Specialja mbyllet menjëherë për publikun
Demokracia
10:08 | 17 Prill 2023

Share:

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po vazhdon edhe sot.

Edhe seanca e sotme ka vazhduar duke u mbyllur për publikun.

Javën e kaluar ka filluar edhe dëgjimi i dëshmitarëve.

Për tri ditë është dëgjuar dëshmitarja e parë, por me seanca të mbyllura.

Ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët po mbahen që më shumë se dy vite në paraburgim.

Gjykimin ndaj tyre ka filluar më 3 prill 2023.

Të ngjashme