Lajme
Gjykata lë në burg Belerin, e pranishme në GJKKO ambasadorja greke dhe Vangjel Dule
Demokracia
10:45 | 18 Shtator 2023

Share:

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për shitblerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Beleri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, teksa në Gjykatën e Posaçme ishte dhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.

Më 14 shtator Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Në seancën paraprake prokurorët e çështjes deklaruan se provat dhe faktet në dispozicion, përfshirë audio-përgjime, mbështesin akuzën e ngritur prej tyre. Edmond Dema, avokati mbrojtës i zotit Beleri, kërkoi pushimin e çështjes, me pretendimin se provat janë të paligjshme. Por gjykata mësohet se e ka konsideruar të plotë hetimin e Prokurorisë, duke i hapur rrugë nisjes së procesit gjyqësor, shkruan TiranaNews, përcjell Demokracia.

Të ngjashme