Lajme
Gjykata ia bllokoi punimet në Rrugën A, Rama tregon se po punohet në rrugën B
Demokracia
13:23 | 21 Tetor 2023

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po vazhdojnë punimet në zgjatjen e rrugës “B”, e cila do të lirojë qarkullimin e veturave në këtë pjesë dhe do të lidhet me rrugën “A”.

Sipas Ramës, kështu edhe do të largohet kundërmimi i ujërave të zeza.

“Po vazhdojnë punimet në zgjatjen e rrugës “B”, e cila do të lirojë dukshëm qarkullimin e veturave në këtë pjesë dhe do të lidhet me rrugën “A”.

Në këtë pjesë të lagjes “Prishtina e re” dhe do të largohet kundërmimi i ujërave të zeza”, ka shkruar Rama.

Gjykata Komerciale dje ka marrë vendim për të bllokuar punimet e ndërtimit të “Rrugës A”.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Të dashur qytetarë, sapo u njoftova nga mediet se shkalla e parë e Gjykatës Komerciale, paska marrë vendim në bazë të të cilit ka atakuar rëndë interesin publik të qytetarëve të Prishtinës, duke i ndaluar punimet në projektin më strategjik të Kryeqytetit dhe momentalisht të Kosovës, “Rrugën A” (Jim Xhema)”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme