Lajme
Gjykata e dënon aktivisten në Serbi veç pse e gjuajti me vezë muralin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq
Demokracia
10:05 | 04 Tetor 2023

Share:

Aktivistja Aida Coroviq mori një vendim nga Gjykata Penale në Beograd se ishte fajtore për prishje të rendit dhe qetësisë publike kur hodhi vezë mbi grafitin e të dënuarit për krime lufte dhe gjenocid Ratko Mladiq në Beograd në nëntor 2021, dhe aktgjykimi e urdhëroi atë të paguante gjobë prej 100 mijë dinarë, sipas postimit të saj në rrjetin social Facebook.

Ajo shkroi se vendimin e ka marrë të martën dhe se Serbia është bërë “penitenciar dhe kazamat” gjatë qeverisjes së Aleksandër Vuçiqit, në të cilin të gjitha llojet e kriminelëve, vrasësve dhe “llumrave të çdo lloji” kanë të gjithë mbrojtjen e mundshme, ndërsa të gjithë të tjerët janë mënjanë.

“Kam gjurmuar rrugën time shumë kohë më parë, nuk e dija se sa do të më kushtonte, por nëse mund të kthehesha, gjithmonë do të zgjidhja të njëjtin skenar”, tha Coroviq.

Sipas saj, presionet nuk do ta dekurajojnë dhe trembin, sepse ata që i bëjnë ato presione kanë më shumë frikë nga njerëzit si ajo sesa ajo nga ata.

Seanca e parë në këtë proces filloi në mars të vitit 2022, dhe më pas Coroviq tha se nuk ndihej fajtore dhe se në shpjegimin e thirrjes në gjykatë thuhej se ajo “ka synuar ndërtesën dhe ka sharë policët”.

Të ngjashme