Lajme
Gjuriq në Zyrën Ovale – Ibrahimi: Strategjia e Qeverisë së Kosovës është e gabuar
Demokracia
15:22 | 09 Prill 2022

Share:

Njohësi i çështje politike, Ilir Ibrahimi ka komentuar vizitën e ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Ibrahimi ka thënë se deklarimet e zyrtarëve amerikanë ndaj Serbisë kohëve të fundit gjithashtu kanë qenë pozitive ndërkohë, siç tha ai, Kosova është qortuar se po e rrezikon perspektivën evropiane, përcjell Demokracia.com.

“Deklarimet e zyrtarëve amerikanë ndaj Serbisë kohëve të fundit gjithashtu kanë qenë pozitive ndërkohë që Kosova është qortuar se po e rrezikon perspektivën evropiane. Sot pamë ambasadorin e Serbisë në zyrën ovale në takim me presidentin Biden. Qartazi po shihet që strategjia e qeverisë së Kosovës është e gabuar. Mbase kjo strategji mund të duket atraktive për disa patriotë të vonuar, dhe mbase mund të sjell edhe disa grushta vota. Po kjo strategji nuk është në interes të vendit”, ka shkruar Ibrahimi në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë:

Edward Joseph para disa ditësh deklaroi se vendimet e Qeverisë së Kosovës po shkojnë në favor të Serbisë.

Deklarimet e zyrtarëve amerikanë ndaj Serbisë kohëve të fundit gjithashtu kanë qenë pozitive ndërkohë që Kosova është qortuar se po e rrezikon perspektivën evropiane.

Sot pamë ambasadorin e Serbisë në zyrën ovale në takim me presidentin Biden.

Qartazi po shihet që strategjia e qeverisë së Kosovës është e gabuar.

Mbase kjo strategji mund të duket atraktive për disa patriotë të vonuar, dhe mbase mund të sjell edhe disa grushta vota. Po kjo strategji nuk është në interes të vendit./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Gjuriq në Zyrën Ovale bashkë me Biden| Ambasadori i Kosovës letrat i dorëzoi vetëm virtualisht

Të ngjashme