Lajme
Gjuriq në Zyrën Ovale bashkë me Biden| Ambasadori i Kosovës letrat i dorëzoi vetëm virtualisht
Demokracia
12:59 | 09 Prill 2022

Share:

Personi që jo shumë kohë më parë e shante presidentin amerikan, Joe Biden, ia doli të siguroi takim në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Bëhet fjalë për ambasadorin serb në SHBA, Marko Gjuriq, i cili sot tha se pati një bisedë të shkurtër me Biden.

Derisa ambasadori i ri i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, nuk ia ka dalë ende të takohet me Biden, madje edhe letrat kredenciale i ka dorëzuar në mënyrë virtuale, serbët po i shkojnë në zyrë presidentit amerikan, përcjell Demokracia.com.

Takime në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Biden ose sekretarin Blinken nuk kanë arritur të sigurojnë ende as krerët e shtetit, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Gjuriq në foton e publikuar nga vetë ai në Twitter, ka thënë se ky është “respekt për Serbinë dhe marrëdhëniet e tyre 140 vjeçare”.

Ky lajm po konsiderohet si jo i mirë për politikën e jashtme të Kosovës, e cila nuk ka arritur asnjë rezultat të vetëm.

Kjo vizitë vjen pikërisht në kohën kur presioni ndaj dy liderëve të rinj të vendit është rritur.

Kryeministri Kurti vazhdimisht ka premtuar se do ta vizitojë SHBA-në, por s’e kur as vetë ai nuk e di. Së fundmi ai ka paralajmëruar se do të udhëtojë për atje gjatë muajit maj, por se a do të ndodhë kjo, mbetet të shihet.

Kurti është kryeministri i parë i Kosovës që brenda një viti se ka vizituar asnjëherë SHBA-në dhe kjo flet shumë për marrëdhëniet me aleatin më të madh të vendit./Demokracia.com/

Të ngjashme