Lajme
Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një kamioni në Drenas
Demokracia
10:04 | 18 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka raportuar se një kamion që ishte në lëvizje nga persona të panjohur është gjuajtur me armë zjarri.

Në raportin 24 orësh thuhet se si pasojë e gjuajtjet kamionit u janë dëmtuar dy gomat, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM/Gllogoc 17.04.2023-09:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur”.

Sipas Policës nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore./Demokracia.com/

Të ngjashme