Lajme
Gjoshi: Kurti e paska shpërblyer ish-anëtarin e kryesisë lokale të partisë së gruas së Millosheviqit
Demokracia
22:49 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pasi që Faruk Mujka, ish-nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.

Përmes një postimi në Facbook, Gjoshi ka shkruar se Kurti e paska shpërbly ish-anëtarin e kryesisë lokale të partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviqit.

Tutje sekretari i PDK-së, ka përmendur edhe deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, se listat e veteranëve janë të fryra.

Gjoshi ka shkruar se me këto sjellje të pushtetit, e dhimbshme është heshtja e ish të burgosurve politik apo e ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë në këtë parti.

Postimi i plotë:

Albin Kurti e paska shpërblyer, ashtu siç është raportuar në media, ish-anëtarin e kryesisë lokale të partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviqit.

Vartësi i tij, Hekuran Murati po paralajmëron edhe veteranët e vërtetë se kund vend në Kosovë nuk do t’iu lëmë.
Në këtë sjellje të poshtër të pushtetit, e dhimbshme është heshtja e ish të burgosurve politik apo e ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë në këtë parti.

LEXO EDHE:

Ish-anëtari i partisë së gruas së Millosheviqit edhe zyrtarisht Kryeshef i “Ibër Lepencit”

Të ngjashme