Lajme
Gjoshi: Albin Kurti është Albin Kriza
Demokracia
17:55 | 15 Tetor 2022

Share:

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ku ky i fundit ka thënë se “që dy-tre muaj po kemi telash me e gjet një kompani të përgjegjshme, e cila e rehabiliton bllokun A-5”.

Gjoshi në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se nuk ka mungesë të kompanive të përgjegjshme, por ju jeni të papërgjegjshëm.

“Shefi yt, Albin Kurti është i papërgjegjshëm përballë krizës ekonomike e energjetike të Kosovës. Albin Kurti është Albin Kriza. Ju jeni një Qeveri e të papërgjegjshmëve përballë qytetarëve që ua kanë dhënë votën t’i përfaqësoni dhe t’iu shërbeni edhe në kohë të krizave. Sidomos në kohë të krizave”, ka shkruar Gjoshi.

Postimi i plotë i Gjoshit, pa ndërhyrje:

Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi që po çuditë Evropën me rritje ekonomike të Kosovës, paska thënë: “Ka 2-3 muaj që po kemi telash me e gjet një kompani të përgjegjshme, e cila e rehabiliton bllokun A-5”.

Jo z. Bislimi, nuk ka mungesë të kompanive të përgjegjshme, por ju jeni të papërgjegjshëm.

Shefi yt, Albin Kurti është i papërgjegjshëm përballë krizës ekonomike e energjetike të Kosovës.

Albin Kurti është Albin Kriza.

Ju jeni një Qeveri e të papërgjegjshmëve përballë qytetarëve që ua kanë dhënë votën t’i përfaqësoni dhe t’iu shërbeni edhe në kohë të krizave. Sidomos në kohë të krizave.

Ju nuk keni zgjidhje për problemet e qytetarëve, por vetëm fjalë boshe.

Të ngjashme