Lajme
Gjobiten transportuesit ilegal të udhëtarëve në Prishtinë
Demokracia
13:37 | 27 Mars 2023

Share:

Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës po vazhdon aksionin ndaj transportuesve ilegal të udhëtarëve në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës njofton se në qendër të kryeqytetit dhe në Dardani (afër Stacionit të autobusëve) janë kontrolluar dhe u është ndaluar hyrja dhe parkimi transportuesve ilegalë të udhëtarëve.

“Aksioni i inspektorëve të rendit komunal po bëhet me qëllim të evitimit të tollovisë e cila po krijohet në kryeqytet dhe me qëllim që të njëjtit t’i detyrojmë të futen në Stacionin e Autobusëve dhe të paguajnë taksën e përcaktuar nga kjo ndërmarrje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme