Lajme
“Gjoba e parë do të ketë përgjigje të ashpër”, Lista Serbe reagon pas vendimit të Kurtit për targat
Demokracia
20:05 | 28 Tetor 2022

Share:

Lista Serbe ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka vendosur që të shtyjë afatin për targat deri në 10 muaj siç iu është kërkuar nga SHBA dhe BE.

Nëpërmjet në njoftimi për medie nga Lista Serbe thonë se në momentin që të vendoset gjoba e pare për targat do të ketë përgjigje rezistencë dhe të ashpër nga populli serb.

“Të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do të vëzhgojë në heshtje heqjen e të drejtës tonë, d.m.th. heqjen e targave KM, lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë, po mashtrohen rëndë”, thuhet tutje në reagimin e LS-së. Duke pasur parasysh planin e Albin Kurtit për të shqiptuar qortime dhe dënime të tjera ndaj serbëve që posedojnë targa legale dhe legjitime të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Serbisë, në emër të popullit serb nga kjo zonë duam t’i themi atij qartë dhe pa mëdyshje se shqiptimi i masës së parë të gjobës do të jetë shkak për një përgjigje dhe rezistencë të ashpër nga populli serb, sepse jemi të vetëdijshëm për qëllimet e vërteta të pushtetarëve nga Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 28 tetor.

Pas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës ka reaguar shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, që e ka cilësuar si “mashtrim”./Demokracia.com/

Të ngjashme