Diaspora
Gjithçka çfarë ndodhi në mbledhjen e sotme të KQZ-së
Demokracia
16:30 | 22 Shkurt 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Gjatë kësaj mbledhje kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka konfirmuar se Prokuroria Speciale është duke bërë hetimin e votave të diasporës, raporton Demokracia.com.

“Prokuroria Speciale ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora, dhe përderisa prokuroria nuk del me një njoftim, as unë nuk mund të bëjë njoftim sepse nuk mund të përzihem në hetimet që janë duke u bërë. Ai urdhër përmban disa shënime personale të disa persona të dyshuar dhe me dashtë me i bo publike i kishte bë prokuroria vetë”, tha Daka.

LEXO edhe:

KQZ merr vendim për rinumërimin e 494 vendvotimeve

Ndërkaq, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama tha se është kërkuar që të publikohet lista e plotë e të gjithë atyre që kanë aplikuar për të votuar me postë, por kjo nuk është zbatuar.

“Janë 3 mijë e 824 persona për të cilët KQZ-ja po konstaton që nuk kanë aplikuar fare. Deri sa nuk është një listë e të gjithë atyre që nuk kanë aplikuar ose të refuzuar. Veç na i kemi disa të dhëna parciale nga 150 mijë email që janë dërguar në KQZ. Procesi pas procesit zgjedhor është bë përditësimi dhe korrigjimi i disa të dhënave prej të cilëve disa qindra ose me vendimin të PZAP-së janë kthyer në listën e votuesve nga jashtë Kosovës. Ndërsa ka disa të tjerë sigurisht që janë në këtë listë dhe na nuk e kemi as raportin, është shumë domethënëse që raporti të bëhet një për një dhe secili që ka votuar të përfshihet, po ashtu afatet shumë është me rëndësi që krejt këta që janë të refuzuar me u kontrolluar a kanë përdor mjetet juridike për me apeluar vendimin e KQZ që nuk janë në listë dhe afatet nuk janë respektuar edhe atë e di secili prej neve dhe ka pas diskutim të gjatë për këtë proces”, tha Rama.

Rama ka pasur kritika edhe për efikasitetin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), raporton Demokracia.com.

“Efikasiteti në QNR është larg prej asaj, për shembull të shtunën në mbrëmje ose të premten në mbrëmje në bazë të statistikave po thonë se janë 200 persona prezent aty, kur pyeta detajisht kush janë ata tha 130 e disa operatorë edhe 60 e diçka menaxhment. Sipas raportit është një menaxhimet për dy operator kështu që ajo flet shumë për efikasitetin e QNR-së”, tha Rama.

Kurse, përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ibrahim Selmanaj ka shprehur shqetësimin për disa kandidatë për deputet, që sipas tij, nuk u janë përfshirë votat në formular.

“E kam një shqetësim që përcjellët për formularët e përputhjes se rezultateve prej kandidatëve të cilët janë kanë kandidatë për deputet dhe votat të cilat i kanë marrë në qendrat e votimit në zonat e caktuara në formularin nuk janë përfshi votat dhe si të tilla janë evituar. Nëse bohet një krahasim të vendvotimeve të cilat do të rinumërohen e që në fakt janë të bazuara ato edhe nga vetë kandidatët për deputet e nuk janë në numër pak nuk janë të përfshira këto qendra. Dhe mendoj se jem ka flasim me votën detyrimisht me fajin e cilit do qoftë së paku faj ka kandidati për deputet të cilit i mohohet që në formular nuk i dalin votat të cilat i ka. Përderisa sa rinumërohen 494 kuti dhe asnjë rinumërim i kutive tjera, në mënyrë që të barazohet rezultati se ka shqetësim dhe ata nuk kanë mundësi vet drejtpërdrejtë me i përcjell, po i përcjellim sa kem mundësi”, tha Selmanaj.

Ai po ashtu përmendi edhe komunitetet, që sipas tij duhet të mbrohet e drejta e tyre.

“Nuk mund të rrimë indiferent para asaj që po ndodh edhe unë edhe në parim edhe moralisht i përkrahi të drejtat e secilit komunitet dhe jam kundër formës “nëse unë mundem me bo dhe kam mundësi”, se kjo mundësi është tu u shfrytëzuar. Është shumë e vërtet se hala pa u shpall zgjedhjet ose hala pa pas datën e saktë të zgjedhjeve ne kemi pas paralajmërim dhe kemi pas indikacione që kanë ndodh në terren. Dhe mendoj se të gjitha organet relevante të cilat janë në Kosovë ta marrim shumë seriozisht këtë që të mbrohet e drejta dhe parimi për secilin komunitet dhe secili komunitet duhet ta ketë përfaqësimin e vet pa asnjë presion”, tha Selmanaj.

Në anën tjetër, kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të krahasojë sërish votat në mes subjekteve dhe kandidatëve, raporton Demokracia.com.

“Raporti i cili është dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i referohet të dhënave në bazë të sistemit dhe ndodh që ne nuk mund t’i shohim, por si do qoftë i kemi edhe mekanizmat e tjera të kontrollit dhe do t i kontrollojmë të gjitha të dhënat në mënyrë që t’i kemi rezultatet e sakta. Sigurisht që pas procesit të rinumërimit do të bëhet edhe kontrollimi i numrit të ndryshimeve në listën përfundimtare të votueseve. Në mënyrë që t’i kemi sa votues edhe alokimin e votave për secilin subjekt dhe për secilin kandidatë. Ndërsa në vendvotime ku sistemi nuk na ka dedektu që mund të ketë probleme me vota të kandidatëve, sigurisht që ndoshta kish me qenë mirë që kandidatët vetë të shfrytëzojnë të i drejtohen sallës sepse KQZ-ja nuk mund me gjete një fletëvotim që mund të ketë probleme ose jo”, tha Ahmetaj.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani deklaroi se çdo person jashtë vendit të cilit i është refuzuar aplikimi, ka pasur mundësi që të ankohet në PZAP

“Secili person jashtë vendit të cilit ju ka refuzuar aplikimi dhe i cili nuk e ka pa emrin e tij në listë ka pas mundësi me bo ankesë në PZAP ndërkohë disa raste me vendimin e PZAP-së është vendos që të figurojnë në dy lista. Ky proces parasheh që të kontrollohen të tri listat e votimeve (jashtë vendit, brenda vendit dhe me kusht)”, tha Elshani.

Në fund, Elshani kërkoi që të akreditohen edhe disa vëzhgues në Qendrën e Numërimeve dhe Rezultateve.

“Kërkoj që të akreditohen vëzhgues të rinj në QNR sepse mund të ketë kandidatet të cilët dëshirojnë të vëzhgojnë procesin e numërimit dhe të mundësohet një listë e re e të akredituarve në qoftë se eksiton vullneti dhe në qoftë se mundësohet edhe me rregulla” tha ai.

Ndërkaq, anëtari i komunitetit ashkali në KQZ-së, Artan Asllani ka kërkuar rinumërim në disa vendvotime.

“Kam pritë që në shumë vendvotime ka me pas rinumërim, sidomos ato vende që ka marrë vota komuniteti romë. E ceki më herët Samiu dhe Ibrahimi për çështjen shqetësuese sidomos për komunitetin ashkali duke e ditë që vazhdimisht në të gjitha legjislaturat, komuniteti ashkali i ka pasur dy ulëse në Kuvend, për arsye të njëjta të zgjedhjeve 2019 dhe 2021 komuniteti ashkali penalizohet dhe humbë një ulëse në parlament. Unë vazhdimisht kam thënë që është e pamundur katër parti të romëve me i mbledh ka 1000 nënshkrime, e të cilat bëjnë 4000 sosh duke e diture përbërjen e komunitetit dhe qysh jetojnë e sa kanë drejtë vote”, tha ai./Demokracia.com/

LEXO edhe:

LVV-ja sërish përplasje për votat e diasporës, 494 vendvotime kërkohet të shkojnë në rinumërim

Të ngjashme