ShowBiz
Gjira reagon përsëri për Melindën
Demokracia
15:21 | 10 Qershor 2021

Share:

Komenti i Gjira Kajtazi për reperen Melinda u bë temë e madhe në media sociale, pas reagimit të së parës lidhur me performancën e Melindës në videoklip, vetëm pak kohë pas vdekjes së nënës së saj.

Reagimi i saj u konsiderua shumë i ashpër dhe u kritikua nga shumë njerëz, shkruan Demokracia.com

Më pas Gjira e fshiu reagimin, po vazhdoi të ngulmoj në mendimin e saj.

Khuu çka shkaktoi ky status, paramendo cka kish ndodh me bo une hala muzikë. E sqaruam privat prandaj e fshiva por kjo nuk do të thotë që ndërrova mendjen. Besoj që gjithkush i ka arsyetimet e veta. Ndoshta si nënë që jam vet u habita shumë nga ky gjest i shpejt. Sidoqoftë ka raste në jetë kur është okay mos me u shitë ‘cool’. Në këtë botën virtuale që po dojmë çdo kusht me u dokë të palënduar, preferoj vërtetësinë. Muzika është për opinion, shyqyr që se kemi të gjithë të njejtën” – ka thënë Gjira.

Mirëpo si duket, tani ajo është penduar tërësisht dhe ka reflektuar për gabimin e bërë.

”Të jesh e fort do të thotë edhe ti kërkosh falje një personi kur gabon. Këto ditë kam mendu për fjalët që i kam shprehë rreth Melindës. Melinda, më vjen keq që mora të drejtën me u përzi në veprimet tua. S’ka qenë qëllimi im me të lëndu apo me të ofendu në kohën më të vështirë të jetës tënde. Më fal nga zemra”, shkruan Gjira në këtë postim./Demokracia.com/

Të ngjashme