Lajme
Gjinovci bën thirrje për veting në arsim dhe përjashtim masiv të mësimdhënësve
Demokracia
14:55 | 01 Tetor 2022

Share:

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili njihet si mbështetës i qeverisë Kurti, ka komentuar vendimin e sindikatave për ndërprerjen e grevave.

Gjinovci në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë thirrje për veting në arsim dhe përjashtim masiv të mësimdhënësve.

“Dështun strukturat e shtetit të kapun me sfidu demokracinë, qeverinë legjitime dhe rendin tonë shoqnor. E ashtuqujtuna “grevë” që në fakt ishte sabotim i shtetit nga e ashtuqujtuna “sindikatë” që në fakt është strukturë parapolitike, dështoi. Ironikisht më 1 tetor. Ironikisht në ditën kur e përkujtojmë fillimin e rënies së Millosheviqit në Kosovë, i cili po ashtu mundohej ta shkatërronte arsimin në Kosovë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Gjinovcit, pa ndërhyrje:

Dështun strukturat e shtetit të kapun me sfidu demokracinë, qeverinë legjitime dhe rendin tonë shoqnor. E ashtuqujtuna “grevë” që në fakt ishte sabotim i shtetit nga e ashtuqujtuna “sindikatë” që në fakt është strukturë parapolitike, dështoi. Ironikisht më 1 tetor. Ironikisht në ditën kur e përkujtojmë fillimin e rënies së Millosheviqit në Kosovë, i cili po ashtu mundohej ta shkatërronte arsimin në Kosovë.

Tash veting, përjashtim masiv dhe këndellje të arsimit që filloi me u shkatërru  me Millosheviqin e vazhdon edhe sot nga plagjiatorët dhe kapësit e shtetit.

Të ngjashme