Lajme
Gjinovci: Arsimtarët në Kosovë duhet me u përjashtu masivisht nga puna
Demokracia
20:02 | 25 Gusht 2022

Share:

Aktivisti Rron Gjinovci është shprehur me gjuhë të ashpër ndaj mësimdhënësve në Kosovë.

Ai ka thënë se arsimtarët në Kosovë duhet përjashtuar masivisht nga puna, pa iu dhënë mundësia e grevës.

“Sa i përket arsimtarëve në Kosovë, mendoj që duhet me u përjashtu masivisht nga puna, pa grevë hiç. Thjesht I qet pi pune. 76% e nsansave në Kosovës sipas PISA-s e lexojnë tekstin por nuk e kuptojnë si duhet. Rraus, jashtë prej shkollave”, ka shkruar Gjinovci.

Megjithatë, sipas tij, ligji për greva duhet të ndryshojë nëse ai sanksionon në pagë grevistët.

“Unë e di që greva nënkupton të drejtën për mos me të ndëshku në asni formë, dmth as mos me të nalë prej pagës. Nëse ligjet tona nuk e parashohin këtë, atëherë duhet amandamentu e mundësu grevën e mirëfilltë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme