Sport
Gjilani para një testi të vështirë miqësor, luan ndaj klubit të madh shqiptar
Demokracia
15:04 | 28 Korrik 2021

Share:

SC Gjilani sot vazhdon me ndeshjen e tretë miqësore në fazën e fundit të përgatitjeve.

“Kuqebardhët” ditën e sotme do të përballet me klubin e madh shqiptar, Skënderbeun e Korçës, shkruan Demokracia.com.

Kjo sfidë kontrolluese zhvillohet në stadiumin e Skënderbeut në Korçë dhe fillon nga ora 18:00.

Ekipi i drejtuar nga trajneri, Ismet Munishi ndodhet në qytetin e Strugës për fazën e dytë dhe të fundit përgatitore para edicionit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani synon ta thotë fjalën kryesore në elitën e futbollit kosovar edicionin e ri 2021/2022. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024