Sport
Gjilani, Llapi e Dukagjini publikojnë formacionet startuese për ndeshjet në Kupën e Kosovës
Demokracia
11:44 | 17 Nëntor 2022

Share:

Futbolli i Kosovës rikthehet sot në program me ndeshjet e rrethit të 1/16-tës në Kupën e Kosovës.

Me fillim nga ora 12:00 do të zhvillohen plot 13 ndeshje, shkruan Demokracia.com.

Disa nga skuadrat e Superligës së Kosovës tanimë kanë publikuar 11-shet me të cilat do ta nisin takimin.

Gjilani do të luajë në shtëpi kundër Trepçës, ndonëse është në cilësinë e mysafirit.

Formacioni startues i Gjilanit:

Llapi ka punë në stadiumin “Zahir Pajaziti” kundër Vllaznisë së Pozheranit.

Trajneri llapjan, Tahir Batatina ka vendosur për një 11-she me lojtarë kryesorë.

Formacioni startues i Llapit:

Dukagjini nën drejtimin e Armend Dallkut takohet në Klinë me Rilindja 1974. “Hithat” janë favorit për të kaluar tutje.

Formacioni startues i Dukagjinit:

Kujtojmë se takimi i kësaj faze mes Vëllaznimit dhe Prishtinës është anuluar, me kryeqytetasit që kalojnë tutje, pasi vendasit morën vendim të tërhiqen nga gara për shkak të gjendjes së rëndë financiare.

Dy përballjet tjera Drita – Liria dhe Phoenix – Ballkani luhen më vonë./Demokracia.com/

Të ngjashme