Sport
Gjilani konfirmon raportimin e Demokracia.com, Hyseni zëvendëson Munishin deri në fund të edicionit
Demokracia
15:21 | 25 Prill 2022

Share:

Alban Hyseni edhe zyrtarisht do ta zëvendësojë Ismet Munishin në postin e trajnerit të Gjilanit deri në fund të sezonit.

Gjilani zyrtarizoi mbylljen e bashkëpunimit me Ismet Munishin, trajnerin e mirënjohur kosovar, nëpërmjet një komunikate zyrtare, raporton Demokracia.com.

LEXO EDHE: Gjilani gjen pasuesin e Ismet Munishit deri në fund të edicionit

“Kuqebardhët” në komunikatë njoftuan se Alban Hyseni do të jetë trajner i ekipit deri në fund të sezonit, duke konfirmuar lajmin e Demokracia.com gjatë ditës së hënë (sot).

“Sport Club “Gjilani” njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Ismet Munishi. Klubi e falenderon Munishin për kontributin e dhënë duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive. Ekipin do ta drejtoj Alban Hyseni deri në fund të edicionit”, thuhet në komunikatën zyrtare të SC Gjilanit.

Gjilani zyrtarizon ndarjen me trajnerin Munishi

Alban Hyseni ishte njëri nga ndihmëstrajnerët e Gjilanit në edicionet e fundit të klubit “kuqebardhë”.

Hyseni karrierën e tij si futbollist ia kishte kushtuar vetëm Gjilanit duke mos ndërruar asnjëherë ambient dhe të njëjtën po e bën aktualisht edhe në “zehen” e trajnerit.

Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 55 pikë të mbledhura, nëntë më pak se lideri, Ballkani. /Demokracia.com/

Të ngjashme