Sport
Gjilani zyrtarizon ndarjen me trajnerin Munishi
Demokracia
15:04 | 25 Prill 2022

Share:

Sport Club Gjilani e ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi.

“Kuqebardhët” nëpërmjet një komunikate zyrtare kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Munishin, raporton Demokracia.com.

Klubi e ka falënderuar trajnerin e njohur kosovar për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në karrierë.

“Sport Club “Gjilani” njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Ismet Munishi. Klubi e falenderon Munishin për kontributin e dhënë duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive”, thuhet në komunikatën zyrtare të SC Gjilanit.

Klubi ka njoftuar se drejtimin e skuadrës deri në fund të edicionit do ta marrë Alban Hyseni./Demokracia.com/

Të ngjashme