Lajme
Gjilan: Humb jetën një 22-vjeçar, ra nga dritarja e banesës së tij, Policia jep detaje
Demokracia
19:15 | 08 Gusht 2023

Share:

Një 22 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga dritarja e banesës së tij në Gjilan.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka treguar se viktima fillimisht ishte gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësorë.

“Viktima  ( M.K.SH 22 vjeçar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij – i njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për ti ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai  ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës”, ka thënë Hashani./Demokracia.com/

Të ngjashme