Lajme
Gjermania po monitoron situatën në kufirin midis Izraelit dhe Libanit
Demokracia
12:48 | 05 Janar 2024

Share:

Qeveria gjermane po monitoron situatën në kufirin midis Izraelit dhe Libanit, tha të premten një zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane, derisa shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell përgatitet të udhëtojë në Lindjen e Mesme për bisedime.

Zëdhënësi tha se rreziku i përshkallëzimit është fatkeqësisht shumë i vërtetë.

Ndërkaq ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, do të niset të dielën për në Izrael për të takuar homologun e saj, Israel Katz dhe presidentin izraelit, Yitzhak Herzog, sipas zëdhënësit.

Ajo gjithashtu ka planifikuar të zhvillojë bisedime në territoret palestineze, raporton Reuters.

Të ngjashme