Lajme
Gjermania ndihmon vazhdimisht Ukrainën, sot i dhuroi sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot”
Demokracia
12:09 | 19 Prill 2023

Share:

Gjermania ka dërguar një sistem të mbrojtjes raketore “Patriot” në Ukrainë, derisa Kievi po përballet me rezervat e pakta të municioneve në një luftë të ashpër kundër forcave ruse.

Duke përditësuar listën e mbështetjes ushtarake gjermane vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse në Ukrainë, qeveria konfirmoi se, javën e fundit, dërgesat ushtarake përfshinin një sistem mbrojtjeje raketore “Patriot” me raketa, 16 kamionë shtesë “Zetros” dhe dy automjete shtesë për mbrojtjen e kufirit.

Sistemi i mbrojtjes raketore “Patriot”, i cili është shumë efektiv në përgjimin e raketave balistike dhe të lundrimit, shihet gjerësisht si një nga sistemet më të avancuara dhe efektive të mbrojtjes ajrore.

Gjermania dhe ShBA u zotuan t’i dërgojnë Ukrainës sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhjetorin e kaluar, pas kërkesave të përsëritura nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Holanda ka shprehur gjithashtu qëllimin e saj për t’i dërguar Ukrainës një sistem të mbrojtjes raketore “Patriot”.

Të ngjashme