Lajme
Gjermania i kundërpërgjigjet ultimatumit të Putinit për gazin: Nuk na shantazhon dot
Demokracia
16:36 | 31 Mars 2022

Share:

Robert Habeck, ministri gjerman i ekonomisë, tha se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do ta shantazhonte Gjermaninë.

Gjermania i është përgjigjur kështu kërkesës së presidentit rus që blerësit e huaj të paguajnë për gazin rus në rubla nga nesër, ose përndryshe Rusia do të përfundojë marrëveshjet ekzistuese, transmeton Demokracia.com.

“Të gjithë aleatët tanë me të cilët fola besojnë se kontratat ekzistuese të gazit duhet të respektohen”, tha Habeck.

Ai tha se nuk kishte parë ende fatura të reja gazi nga Rusia, duke shtuar se “Gjermania është e gatshme për çdo vendim të Putinit për gazin”.

BE importon rreth 40% të gazit të kërkuar nga Rusia dhe blerësi më i madh është Gjermania. /Demokracia.com/

Putin: Nga nesër duhet të paguani me rubla për gazin ose i shkëpusim marrëveshjet

Të ngjashme