Lajme
Putin: Nga nesër duhet të paguani me rubla për gazin ose i shkëpusim marrëveshjet
Demokracia
16:08 | 31 Mars 2022

Share:

Presidenti rus, Vladimir Putin iu drejtua publikut në Moskë pasi nënshkroi një dekret sipas të cilit blerësit e huaj duhet të paguajnë gazin rus nga nesër në rubla.

Ai paralajmëroi se marrëveshjet do të ndërpriten nëse vendet e tjera nuk paguajnë për gazin rus në rubla. Ai e mori atë vendim, siç tha ai, për shkak të “forcimit të sovranitetit rus”, transmeton Demokracia.com.

“Kushdo që dëshiron të blejë gazin rus duhet të hapë një llogari në rubla në bankat ruse. Nga këto llogari duhet të shkojnë pagesat për gazin, duke filluar nga nesër”, tha Putin në një fjalim televiziv.

“Nëse pagesat nuk bëhen në këtë mënyrë, ne do të konsiderojmë se klientët nuk po i përmbushin detyrimet e tyre dhe kjo do të ketë pasojat e veta”, shtoi presidenti rus.

“Askush nuk po na shet asgjë falas, kështu që ne nuk kemi ndërmend të japim lëmoshë. Kjo do të thotë se kontratat ekzistuese do të ndërpriten”, tha ai.

Ai shtoi se Rusia do të zbatojë marrëveshjet ekzistuese nëse blerësit respektojnë rregullat e reja.

Putin tha gjithashtu se “lufta ekonomike kundër Rusisë filloi disa vite më parë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme