Lajme
Gjergj Luca nga Haga: Tre vite që Thaçi po vuan dënimin që sakrifikoi gjithçka për Kosovën e pavarur
Demokracia
19:18 | 04 Nëntor 2023

Share:

Afaristi i njohur shqiptar, Gjergj Luca, ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Ai theksoi se hyri për t’i dhënë optimizëm Hashim Thaçit, por aty brenda gjeti optimizëm, forcë e pozitivitet pafund.

“Hyra me i dhanë optimizëm një burri, por gjeta aq shumë optimizëm, aq shumë jetë, aq shumë forcë, sa që unë dola i trishtuar e lash burra të fortë aty brenda që kishin energji dhe pozitivitet pafund. Burrin që takova brenda, është një burrë që akuzohet për krime lufte dhe krimet më të tmerrshme që si burri ka bërë janë firmosja e Rambujesë që i hapi rrugë bombardimit të NATO-s dhe tjetra që ka qenë më e tmerrshme se e para, ky burri ka qenë kryeministri i Kosovës dhe e ka firmosur pavarësinë e Kosovës, këto ishin dy krimet e tmerrshme dhe krimi tjetër është që e organizoi luftën çlirimtare”, tha Luca.

Ai kritikoi liderët e Kosovës se po i helmojnë shqiptarët me feudalizëm bolshevik.

“Në qoftë se unë para disa ditëve kam thënë në Tiranë se mbaroi etapa e feudalizmit bolshevikë, unë me plotë gojë për këta liderë që keni në Kosovë e keni më të gjallë se kurrë feudalizmin bolshevikë. Feudalizmi janë bajraqet e shqiptarëve me kokën e vetë mendojnë se etapa e historia fillojnë atë ditë që ata kanë ardhur në fron”, ka thënë ai. /Demokracia.com/

Gjergj Luca: Sot mbushen tre vite që Hashim Thaçi bashkë me shpirtin e shqiptarisë janë në Hagë duke vuajtur dënimin për…

Posted by Fish City on Saturday, November 4, 2023

Të ngjashme