Një familje në fshatin Brekoc të Gjakovës ka mbetur e ngujuar nga vërshimet

Shiu i rrëmbyeshëm në Gjakovë ka ngritur nivelin e ujit gati duke i fundosur edhe veturat në rrugë. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë përmbytje të mëdha pas reshjeve të fuqishme të shiut. Si pasojë e reshjeve të mëdha një familje në fshatin Brekoc të Gjakovës ka mbetur e ngujuar.