Lajme
Gjendje e rëndë në arsimin e Shtimes, për një gjysmëvjetor 8319 orë mësimore të humbura
Demokracia
11:56 | 07 Korrik 2023

Share:

Në Kuvendin e Komunës së Shtimes dje, në seancë e VII të rregullt është diskutuar për gjendjen e arsimit në komunën e Shtimes.

Një raport të cilin e ka sjellë Drejtoria e Arsimit para anëtarëve të Kuvendit të Komunës, konstaton gjendjen e rëndë të arsimit në këtë komunë. Sipas këtij raporti në komunën e Shtimes për një gjysmëvjetor orë të humbura mësimore janë gjithsej 8319 gjë që ka bërë të ketë edhe rezultat të dobët të nxënësve.

Fajtor për këtë del të jetë kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, ish drejtori i Arsimit, Lulzim Sahiti dhe drejtoresha aktuale, Yllka Fejzullahu, ndërsa kjo e fundit është emëruar si drejtoreshë e arsimit pa asnjë ditë përvojë punë në fushën e Arsimit, tha anëtari i Kuvendit, Përparim Ramusa.

Kalueshmëri e dobët e nxënësve në testin e maturës është shënuar poashtu në raportin të cilin e ka siguruar Demokracia.com, prej 299 maturantëve vetëm 132 kanë kaluar testin e maturës gjë të cilën anëtarët e Kuvendit nga opozita e kanë vlerësuar si shqetësuese. /Demokracia.com/

Raporti i plotë i DKA-së së Shtimes

LEXONI EDHE:

DOKUMENTE| S’ndalen punësimet familjare në Komunën e Shtimes, politizohet skajshëm edhe arsimi nga qeverisja e “çlirimtarit”

 

 

 

Të ngjashme