Lajme
Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK
Demokracia
12:52 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Është gjetur vetura e Sokol Halilit i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij në oborrin e QKUK-së, në hryje të Klinikës së Gjinekologjisë, të mërkurën në mbrëmje.

Nacionale ka siguruar fotografitë e veturës e cila është gjetur në Shtime.

Gazetarja e Nacionales,  ka thënë se edhe babai i Sokolit është dërguar nga Policia e Kosovës tek vetura e djalit të tij.

Më herët është konfirmuar informacioni se për të ndjerën kishte pasur urdhër të mbrojtjes, pasi kishte qenë edhe më herët viktimë e dhunës në familje.

Ndryshe, policia është në kërkim të Sokol Halit i cili akoma gjendet në arrati.

Të ngjashme