Lajme
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Demokracia
23:23 | 14 Korrik 2023

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Novosellë të Prizrenit ku një burrë është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës nga familjarët e tij.

Rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datën 14.07.2023 ne ora 20:00 është njoftuar për një trup te pajetë ne fshatin Novosellë saktësisht në rrugën që dërgon tek ky fshat në vendin e quajtur “Ceresta”. Thirrjes iu është përgjigjur njësia GLD-2. Në vendin e ngjarjes tashmë ishte ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e personit në fjalë. Viktima është gjetur nga familjarët e tij”, tha ai.

Bytyqi tha më tej se në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore duke dalë në vendngjarje ekipet hetimore rajonale dhe të stacionit Veri të cilat janë duke i kryer procedurat e tyre, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili gjendet në vendin e ngjarjes. Për zhvillime te mëtutjeshme do të njoftoheni me raportin e radhës.

Të ngjashme