Lajme
Gjendet pa shenja jete një burrë në Podujevë
Demokracia
10:40 | 31 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur në trotuar në Podujevë.

Në raportin 24 orësh thuhet se sipas familjarëve, viktima ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të zemrës.

“TRUP I PAJETË/Podujevë 30.12.2022, 06:12. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur të shtrirë në trotuar viktimën mashkull kosovar. Sipas familjarëve, viktima ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të zemrës”, thuhet në raportin e PK-së

Sipas Policisë në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve./Demokracia.com/

Të ngjashme