Lajme
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Prishtinë
Demokracia
13:22 | 08 Janar 2023

Share:

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij pas mesnatës në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në  vendin e ngjarjes (në  shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës (mashkull 61 vjeç) është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisë një hetim për këtë rast./Demokracia.com/

Të ngjashme