Lajme
Gjendet një person i vdekur në Graçanicë, Policia nis hetimet
Demokracia
08:37 | 04 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanicë.

Në raportin 24 orësh thuhet se të premten pasdite një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

“HETIM I VDEKJES/Graqanicë 03.03.2023 – 14:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme