Lajme
Gjendet një mjet shpërthyes në parkun e Ferizajit
Demokracia
11:09 | 05 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës dje pas mesditës ka gjetur një mjet shpërthyes në parkun e Lirisë në Ferizaj.

Policia ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar se në parkun e Lirisë në Ferizaj ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer, shkruan Demokracia.com

“Ferizaj 04.02.2021-17:10.  Një mashkull kosovar ka raportuar se në parkun e Lirisë ka vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes Policia në bashkëpunim me FSK-në dhe KFOR-in kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

“Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, njofton policia./Demokracia.com

 

Të ngjashme