Lajme
Gjendet një bombë ajrore gjatë punimeve për linjën hekurudhore Kosovë-Serbi
Demokracia
15:03 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Një mjet i pashpërthyer është hasur sot në Merdare gjatë gërmimeve për hapjen e një tuneli.

Këto gërmime po zhvillohen në kuadër të punimeve që po bëhen për linjën hekurudhore Kosovë – Serbi, si pjesë e marrëveshjes së Washingtonit.

Një lexues i Gazetës Paparaci ka dërguar fotografi të kësaj bombe, të cilën e kanë gjetur në një thellësi prej mbi 9 metrash. Sipas tij kjo bombë ka një madhësi prej mbi 2 metrash, që lë të nënkuptohet se bëhet fjalë për bombë ajrore, apo siç njihen ndryshe “Bomba të lëshuara nga avioni”.

Sipas këtij lexuesi në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë KFOR-i si dhe Norwegian People’s Aid, organizatë kjo që ndër të tjera merret edhe me çminimin.

ImageImageImage

Të ngjashme