COVID-19KosovaSot:331Të gjitha:284,013|Bota 589,655,224
Kuriozitete
Gjendet në Kanada një këlysh mamuthi që ka jetuar 40 mijë vjet më parë
Demokracia
09:01 | 04 Korrik 2022

Share:

Një gërmues ari ka nxjerrë në dritë një foshnjë mamuthi leshi të mumifikuar në Yukon të Kanadasë. Sipas analizave të deritanishme, duket se foshnja mamuth ishte femër dhe quhej Nun cho ga, që do të thotë “kafshë e madhe foshnje” në gjuhën tradicionale Hän, e folur nga popullatat vendase.

Për momentin rezulton të jetë mamuthi më i plotë i mumifikuar i zbuluar në Amerikën e Veriut.

Për paleontologët ky konsiderohet zbulimi më i rëndësishëm në paleontologji në Amerikën e Veriut dhe “gjëja shkencore më emocionuese”.

Me siguri, pak para vdekjes së saj, mamuthja e vogël ishte me nënën e saj dhe kishte ngrënë me të në një zonë të pasur me barishte, kur u largua shumë larg saj dhe ngeci në një zonë me baltë, e cila u bë varri i saj. Kjo e lejoi atë të ruhej në mënyrë perfekte deri më sot, aq sa kur u zbulua kishte ende thonjtë e këmbëve, lëkurën, flokët.

Edhe pjesët e brendshme të kafshës ishin të paprekura, me vaktin e fundit të barit ende të pranishëm në stomak.

Yukon, është i njohur për depozitimin e fosileve të epokës së akullit, por rrallë zbulohen artefakte të tilla të papërlyera dhe të ruajtura mirë. Mamuthi i leshtë ishte një kafshë me madhësinë e elefantit afrikan, ai endej në shumë zona të planetit deri rreth 4000 vjet më parë. Sapiens e gjuanin atë për të marrë ushqim, përveç kockave dhe fildishit për të bërë mjete të dobishme për jetën e tyre të përditshme. Deri më sot ka një polemikë për arsyet e zhdukjes së tyre. Disa studiues spekulojnë se ishte kryesisht gjueti, të tjerët ndryshimi i klimës ose ndoshta të dyja.

Të ngjashme