Lajme
Gjendet i vdekur një polic në Pejë
Demokracia
18:54 | 01 Mars 2021
Ilustrim

Share:

Një polic është gjetur pa shenja jete pasditen e së hënës në Pejë.

Pasditen e së hënës një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete në qytetin e Pejës.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai përveç konfirmimit të lajmit, nuk ka dhënë detaje shtesë duke bërë të ditur se janë duke u kryer procedurat e nevojshme të hetimit të këtij rasti.

“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njësiti policor ka shkuar në lokacion si dhe janë informuar edhe njësitet tjera relevante për të kryer procedurat tjera të nevojshme, ku pas kryerjes së këtyre procedurave do të njoftoheni për detaje tjera”, ka treguar Rugova. /Demokracia.com/

Të ngjashme