Lajme
Gjendet e varur në oborrin e shtëpisë një grua në Deçan, dërgohet pa shenja jete në QKMF
Demokracia
21:30 | 07 Gusht 2023

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Isniq të Deçanit ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se vendosi t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 55-vjeçare, e cila është gjetur e varur në oborrin e shtëpisë së saj.

Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se e ndjera është dërguar pa shenja jete në QKMF ku edhe është konstatuar vdekja e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pas ekzaminimit të vendit ku u gjet e ndjera, Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti ‘Hetim i vdekjes’.

Të ngjashme