Lajme
Gjendet delfini i ngordhur në breg të detit në afërsi të plazhit të vjetër në Vlorë
Demokracia
11:15 | 20 Qershor 2023

Share:

Një delfin rreth 500 kilogramë është gjetur i ngordhur në breg të detit në afërsi të plazhit të vjetër në Vlorë.

Delfini me gjatësi 2.8 m dhe me moshë 25-30 vjeç i seksit mashkull dyshohet se ngordhja i ka ardhur si pasojë e helikave të mjeteve lundruese, të cilat e kanë dëmtuar në pjesën e pasme të trupit, ku duket qartë dhe shenjat e goditjes nga helika, raporton ABC News.

Ndërkohë që specialistët e zonave të mbrojtura kanë bërë matjet, pushues të shumtë janë kurioz duke bërë dhe foto delfinit.

Të ngjashme